Sallate jeshile

Picture
Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës.

Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë. Për 500 g sallatë jeshile duhen: 3-4 lugë gjelle vaj, uthull 2 lugë gjelle, kopër 4-5 fije, qepë 2-3 copë dhe kripë.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sallate me peshk

Picture
Përgatitja: 25 minuta Pjekja: 15 minuta

Kalori: 460 për porcion

Përgatitja për 4 persona:

  • 280 gr oriz për sallatën ,
  • 2 qepë të kuqe ,
  • 2 domate ,
  • 4 sardele në vaj ,
  • 1 spec jeshil ,
  • 100 gr sallatë ,
  • 1 tufë borzilok ,
  • 4 lugë vaj ulliri ,
  • Kripë,
  • piper.
Pjekja: Lëre orizin në 3 litra ujë të vluar të kriposur. Kulloje. Për ta ftohur fute në ujë të ftohtë.

Përgatitja: Qërojini qepët dhe prit në copa të vogla. Futi për 15 minuta në ujë të ftohtë që tu largohet pak shija e fortë dhe më pas kulloji. Laji e thaji domatet dhe priti imët. Laje, pastroje specin dhe pastaj prite në copa. Priti në copa sardelet pasi ike kulluar. Së bashku futi të gjitha në një tas sallate bashkë me sallatën e larë dhe të grirë. Shto orizin. Shoqëroji me kripë, piper e vaj si dhe me borzilok të grirë.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sallatë franceze

Picture
Për 6 persona nevojiten:
  • 6 speca jeshile ,
  • 4 speca të kuq ,
  • l thelb hudhër të shtypur ,
  • 3 domate mesatare ,
  • 1/2 filxhan çaji vaj ulliri ,
  • 2 lugë gjelle uthull ,
  • rreth 10 ullinj të zinj ,
  • 1 lugë gjelle majdanoz ,
  • pak kripë.
Përgatitja

1. Piqni në furrë specat dhe pasi të jenë gati pastrojini nga lëkura dhe farëzat. Prijini hollë për së gjati.

2. Lani domatet dhe prijini në copa të vogla. Hidhni poshtë lëngun dhe farëzat.

3. Përgatitni dressing duke rrahur me tel vajin dhe uthullën, derisa të formohet një masë e rrjedhshme e homogjene. Shtoni në këtë masë kripën dhe hudhrën. I përzieni sërish.

4. Në një pjatancë hidhni domatet dhe specat. Përziejini mirë dhe shtoni nga lart dressing-un e përgatitur. Në fund shpërndani kudo ullinjtë dhe majdanozin.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sallatë me patëllxhanë të pjekur

Picture
Për 1 kg patëllxhanë duhen:

* speca 200-300 gr
* domate
* vaj 5-6 lugë gjelle
* uthull 3-4 lugë, hudhra 2 kokrra, kripë, piper i zi, majdanoz sipas dëshirës


Përgatitja:

Zgjidhen patëllxhanë të mëdhenj dhe të trashë, ngjyrë vjollcë dhe të butë. Piqen të paqëruar, pastaj u pastrohet lëvorja dhe tuli u grihet hollë me thikë ose kalohet në makinë, për t'u bërë pure.

Së bashku me patëllxhanët e pjekur, në makinë mund të kalohen disa kokrra domate me tul dhe speca të pjekur.

Masa e përgatitur vendoset në një enë prej porcelani dhe duke e përzier me lugë druri shtohen hudhra të shtypura, vaj ulliri, uthull, majdanoz i grirë imët, kripë, piper i zi dhe në fund spërkatet përsëri me vaj ulliri, i cili përmirëson shumë shijen dhe shton kaloritë e sallatës.

Kjo sallatë është e leverdishme të gatuhet nëpër familje, sepse mund të përgatitet në sasi të mëdha dhe të ruhet në vende të freskëta.