Gjellë me domate

Picture
Nevojiten (për 8 persona):

* 1 spec i verdhë, i pjekur
* 8 domate
* 2 kungulleshka
* fëstëkë
* dy thelpinj hudhër
* djathë parmëzën i renduar
* 3 feta bukë të thekur, të thërrmuar
* borzilok, vaj, kripë, piper, brumë shtresor (i gatshëm)


Përgatitja:

Domatet përvëlohen me ujë të valë dhe qërohen, priten përgjysmë, u hiqen farat dhe kripen. Pastrohet speci i pjekur dhe pritet në katrorka. Kungulleshkat priten në kube, fërgohen në pak vaj, u shtohen katrorkat e spec it, kripen dhe piperosen, kësaj mase i shtohen edhe thërrmijat e bukës, 2 lugë djathë dhe borziloku. Me këtë masë mbushen gjysmat e domateve.

Tepsia (tava) lyhet me vaj, fundi i së cilës shtrohet me letër për pjekje, mbi letër hidhet djathi dhe fëstëku, mbi të renditen domatet e mbushura. Mbi domate qitet peta e brumit, cepat e së cilës shtypen mirë, ndërsa e tërë peta shpohet me pirun.

Piqet në furrë të nxehur në 200 shkallë e, për 35 minuta. Kur tava të jetë pjekur, nxirret nga furra dhe përmbyset shumë kujdesshëm në një pjatë të madhe, prej nga do të shërbehet.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Salcë domatesh me speca

Picture
Përbërësit

* 725 ml vaj farërash
* 75 gr miell
* 7 qepë të vogla
* 4 speca djegës
* 2 speca të gjelbër
* 800 gr domate të pjekura
* 250 ml qumësht
* hudhër, kripë, piper


Përgatitja

Në një tenxhere të madhe ngrohni vajin me zjarr mesatar. Hidhni pak nga pak miellin dhe vazhdoni ta përzieni. Lëren i të skuqet derisa përbërja të marrë një ngjyrë të praruar. Në këtë çast shtoni qepën, që e keni prerë paraprakisht copa-copa. Lëreni të ziejë për rreth 5 minuta, shton i domatet e lara dhe të prera në copa.

Tërë këtë masë përziejeni vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe lëreni sërish të ziejë, ulni zjarrin dhe shtoni sheqerin dhe hudhrën. Hidhini kripë e piper dhe vazhdoni ta përzieni. Lëreni edhe për 10 minuta të tjera në zjarr të ngadaltë.

Në një tenxhere tjetër zieni uji dhe kur të ketë vluar zieni për 5 minuta specat e verdhë. Kullojini dhe grijini në mikser, derisa të bëhet si pure.

Hidhni salcën e domateve në çdo pjatë dhe shtoni në secilën një lugë pure specash.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mish viçi me salcë

Picture
Nevojiten (për 4 persona):
* mish viçi nga rënkofsha
* 1 qepë
* 2 karota
* disa thelpinj hudhre
* 1 mollë
* pak koncentrat domateje
* 1 gotë verë të bardhë * 1 tufëz borzilok
* 1 gotë vaj
* 2 lugë mustardë (senf)
* kripë
* 500 gr patate


Përgatitja:

Mishi i viçit me senf, me erëza, kripet, piperoret dhe lihet për 1-2 orë. Pastaj fërgohet derisa të marrë një kore të skuqur.

Në një enë qiten qepa e grirë, dy karota të prera në katrorja, disa thelpinj hudhre dhe molla e prerë në katrorja, të gjitha ziejnë në zjarr të lehtë, duke shtuar gradualisht verën, në të cilën paraprakisht është qitur koncentrati i domates. Në këtë përbërje zien mishi i mbuluar me kapak, përafërsisht dy orë, derisa të zbutet mirë.

Nxirret nga ena, ndërsa nga lëngu dhe perimet bëhet një salcë e trashë, e cila qitet mbi mish. Shërbehet me patate të parapërgatitura.