Banana Split

Picture
Perberja - 4 banane
- 100 gr ara te bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. shllag ( whipped cream)

Pergatitja:

Ne një tas për perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten për servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim për gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa te vogla.

Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe është vendosur ne mes te pjates për servim. Me hoplen e perzier mbushim një “shpric” dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithë kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Akullore ne ene akulli

Picture
Perberesit: - 8 vezë të freskëta
- 10 lugë sheqer
- 4 qeska krem të rrahur (shllag)
Procedura:

Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.

Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.

Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.

Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Akullore me petë

Picture
Përbërësit:

* 300 g miell
* 1 litër qumësht
* 2-3 kokrra vezë
* 1 lugë gjalpë
* 1 majë luge sheqer
* 1 majë luge kripë
* piper të bardhë
* 1 lugë liker


Gatimi

1. Hidheni miellin në një tas. Bëni një gropëz në mes të tij dhe hidhni në të vezët. Përziejeni dhe shtonin qumështin , likerin, piperin, kripën dhe sheqerin. Në fund shtojini gjalpin e vakët dhe përziejini. Mbulojeni tasin dhe lëreni që të vijë për 1 orë.

2. Përgatitja e petëve. Në një tigan me diametër 20 cm të lyer me pak gjalpë, hidhni me radhë nga një filxhan brumë të rrjedhshëm dhe lëreni për 1 minutë sa të marrë ngjyrë, duke e kthyer nga të dyja anët. Pasi petët të jenë gati, vendosni në mes një akullore dhe palosini.

3. Spërkatini sipër me shurup frutash.

4. Përdorni si garniturë fruta të freskëta.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------