Tiramisu gote me qershi

Picture
Nevojiten (për 4 persona):

* 500 g qershi
* 60 g çokollatë për gatim
* 4 vezë
* 200 g sheqer
* 120 g miell
* 30 g kakao pluhur
* 2 të bardhë të vezëve
* 200 g djathë krem
* kripë.


Përgatitja:

1. Brumi: Copëtohet çokollata dhe shkrihet në avull. Tunden vezët me 80 g sheqer, bëhet një shkumë ngjyrë çelur. Pastaj kësaj shkume shtohen mielli, 20 g kakao pluhur, çokollata e shkrirë dhe fare pak kripë. Kjo masë e përzier mirë derdhet në enë dhe piqet rreth 20 minuta në temperaturë prej 180°C.

2. Qershitë pastrohen, u hiqen bërthamat dhe zihen 20 minuta me 100 g sheqer, me kanellë dhe me 2-3 lugë ujë. Lihen për t'u ftohur.

3. Miksohen të bardhët e vezëve me pjesën tjetër të sheqerit dhe përzihen me djathë. Merren 4 gota në formë kubeje. Nga brumi i pjekur priten 12 disqe me perimetër të gotave dhe në fund të secilës gotë vihet nga një disk. Stërpiken me gjysmën e sasisë së shurupit, në të cilin janë zier qershitë, si dhe renditet nga një shtresë e qershive të ziera.

Pastaj, vihen edhe nga një disk, edhe këta stërpiken me shurup. Mbi të qitet një shtresë e kremit të djathit, pastaj vendoset edhe disku i tretë, mbi të hidhet pluhuri kakao dhe dekorohen me djathin krem dhe me qershitë e ziera.

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ëmbëlsirë me kokos

Picture
Nevojiten (për 4 persona):

*100 g thërrmija buke
*1/2 qumësht
* 80 g sheqer
* 2 limona të gjelbër
* 3 ve
* gjysmë lugëze sodë bikarbone
* 50 g kokos
* vaj për fërgim
* 2 dl qumësht kokosi
* 1 dl ajkë
* 50 g sheqer të vrugët
* një copëz lëvore kanelle


Përgatitje:

1. Lëvorja e renduar e limonit dhe sheqeri qiten në qumësht, ziejnë derisa të vlojnë, kësaj mase i shtohen thërrmijat e bukës dhe lihet të ziejë për 7-8 minuta duke e përzier vazhdimisht. Hiqet ena nga zjarri dhe lihet për t'u ftohur, i shtohet soda bikarbone dhe vezët një nga një.

2. Me anë të lugës merret një sasi nga kjo masë (sa të formohen kuleçtë e vegjël, të sheshtë) dhe fërgohet në vaj të nxehtë. 'Kuleçtë' e fërguar qiten në letër për thithje të yndyrës për disa minuta, pastaj kalohen nëpër kokos dhe shërbehen me salcë kokosi.

3. Përgatitja e salcës së kokosit: qumështi i kokosit, sheqeri i vrugët dhe lëvorja e kanellës ziejnë duke i përzier, për 5 minuta.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tortë shtresore

Picture
Nevojiten (për 8 persona):

* 12 vezë
* 220 g sheqer
* 100 g miell
* 320 g çokollatë për zierje
* 250 g gjalpë
* lëvorja e një portokalli
* kripë


Përgatitja:

Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë. Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë.

Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm). Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta. Kësaj mase i shtohen 240 g çokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet.

Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën-ço ko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

Çokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-çoko.

Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Ëmbëlsirë me ananas

Picture
Përbërësit:

* 10 feta ananas në shurup (konservë)
* 100 gr gjalpë të butë
* 100 gr sheqer,
* 2 vezë,
* 200 gr miell
* 2 lugë maja
* 1 lugë sheqer vaniljeje


Përgatitja:

Hapni kutinë e ananasit dhe ruani një litër shurup. Sitni miellin dhe majanë në një tas dheu. Ndizni furrën dhe rregulloni një temperaturë mesatare.

Gjalpin ndajeni në katër pjesë: 3 pjesë futini në tasin e dheut dhe njërën ruajeni për të lyer tavën e tortës me diametër 24 cm.

Fundin e tavës dhe anët spërkatini me sheqer. Përzieni rreth një minutë sheqerin e mbetur dhe gjalpin, derisa të krijohet një krem i hollë.

Shtoni vezët dhe hidhni lugë-lugë.

Miellin e situr dhe lëngun e ananasit pa e ndërprerë përzierjen.

Vendosni fetat e ananasit, pasi t'i keni tharë mirë në letër kuzhine, në fund të tavës: një në mes dhe gjashtë anash. Fetat e mbetura pritini përgjysmë dhe mbuloni hapësirat boshe.

Derdhni me kujdes brumin dhe shpërndajeni në tavë: Futeni në furrë dhe lëreni 35 minuta. Fikni furrën dhe lëreni 5 minuta para se ta nxirrni. Me të mbaruar koha kthejeni përmbys tavën në një pjatë, në mënyrë që fetat e ananasit të dalin lart.

Ëmbëlsirën shërbejeni të vakët, ose të ftohtë.


Torte me lajthi

Picture
Për 6 përsona nevojiten:
  • 150 gr gjalpë në copa ,
  • 150 g sheqer ,
  • 4 vezë ,
  • 100 g miell ,
  • 1 qese tharm pluhur ,
  • 100 g lajthi të pjekura ,
  • 200 g çokollatë për gatim ,
  • pak kripë.
Për mbushje: 100 ml ajkë

Për shtresën e sipërme:

* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme

Përgatitja:
Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin.

Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.

Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.

--------------------------------------------------------

Tortë me luleshtrydhe

Picture
Përbërësit:

* 200gr brumë i qullët të ngrirë
* ¼ dl qumësht
* 700 gr sheqer vanilje
* 25 gr miell
* 2 të verdha veze
* ¼ pana të freskët
* 50 gr bajame
* 700 gr luleshtrydhe
* 70 gr sheqer
* ¼ dl ujë
* 750 gr miell
* 4 vezë
* 700 gr gjalpë


Përgatitja:

Shkrini brumin e qullët, pastaj shtrijeni në një tortierë, hapini disa vrima me pirun. Përgatisni brumin për "mbulesën" e tortës. Hidhni ujin, gjalpin, pak kripë, 20 gr sheqer në një tenxhere. Ziejeni, shtoni miellin e vazhdoni ta përzieni brumin me një lugë druri, derisa brumi të shkëputet nga ena. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni 4 vezët një nga një, përziejeni dhe mbajeni larg zjarrit.

Përgatisni kremin e pastiçerisë: hidhni qumështin e vluar dhe vaniljen mbi të verdhat e vezës, mbi sheqerin dhe miellin, përzieni dhe lëreni të vlojë për disa sekonda. Bashkoni
gjysmën e kremit të pastiçerisë me brumin 'mbulesës’ hidheni në një tavë bashkë me brumin e qullët dhe hidhini sipër bajamet e prera.

Piqeni në furrë të nxehur 210° për 30 min. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Lani mirë luleshtrydhet, rrihni panën derisa të bëhet si shkumë. Me ndihmën e një thike shkëpusni brumin' e qullët nga "mbulesa". Hidhini sipër brumit të qullët pjesën e mbetur të kremit të pastiçeri së, hidhini sipër luleshtrydhet dhe panën.

Vendosni me kujdes "mbulesën" e spërkateni me sheqer pluhur.

--------------------------------------------------------