Mish role

Picture
Përmbajtja për katër persona:

* 4 eskalopë viçi
* 4 feta të holla proshutë
* 150 gr djathë
* 50 gr gjalpë
* 1 filxhan të vogël me krem të freskët
* 2 lugë gjellë vaj
* 2 limonë
* pipër, kripë dhe majdanoz


Përgatitja:

Prijeni djathin në feta sipas gjatësisë së eskalopëve. Vini midis çdo eskalopi dy ose tre feta djathë dhe një fetë proshutë.

Rrotullojini fetët e eskalopëve dhe u ngulni nga një shkop kokteji (ose shkop dhëmbësh). Mund t’i lidhni edhe me pe kuzhine për mish, por mos e shtrëngoni shumë.

Ngrohni vajin dhe gjalpin në një tigan. Sapo të bëhet yndyra me ngjyrë kafe, vini copat e rrotulluara të mishit në tigan. Skuqini derisa të gjitha anët të marrin ngjyrë flori ose kafe nga e skuqura.

Uleni zjarrin dhe lerën mishin të skuqet ngadalë për 10 minuta. Hidhini përsipër lëngun e limonëve dhe disa luge gjelle krem. Provoni salcën dhe shtojini kripë e pipër sipas dëshirës suaj.

Vendosni në pjatë të ngrohura më parë pak garniturë me feta limoni dhe disa gjethe majdanoz.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Oriz me gjalpë, sherbele dhe hudhër

Picture
Përbërësit:

* 400 gr oriz
* 80 gr gjalpë
* 2 thelpinj hudhër
* 1 litër e gjysmë lëng vegjetal
* 1 tufë të dendur sherbelë
* kripë, piper i bluar në çast, parmixhan


Përgatitja:

Vini në zjarr një tenxhere me lëngun vegjetal dhe lëreni të ziejë. Kur të jetë zierë hidhni orizin dhe lëreni të ziejë në zjarr të fortë, duke e përzierë herë pas here.

Ndërkaq lani dhe kulloni gjethet e sherbelës (nevojiten nja dhjetë copë); vërini në një tenxhere me gjalpë dhe shtoni thelpinjtë e hudhrës të qëruar ose nëse ju pëlqen copëtojini. Shkrini gjalpin në zjarr të ngadaltë dhe jepini shije me hudhër dhe sherbelë; rregullojeni me kripë dhe piper.

Para se të kulloni orizin, ngrini flakën dhe skuqeni fort gjalpin, duke patur kujdes të mos e digjni.

Hidheni orizin në pjatancë, të kulluar mirë, hidhini gjalpin e shkrirë, sherbelën dhe shërbejeni menjëherë në tryezë.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------

Supë me qofte

Picture
Për 4 -5 persona duhen:
* Qofte te vogla
* 1 e verdhe e vezës
* 1 lugë kos
* majdanoz
* 50 gr vaj
* 3 lugë gjelle miell
* lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limoni
* kripë dhe piper të zi.


Përgatitja:

Qoftet kaurdisen pak me vaj, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta.

Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme.

Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë pak kos, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.


Pite me djathë e me mjaltë

Picture
 Nevojiten:

Për brumë:
* 180 g miell + për kallëp
* 100 g bajame të bluara
* 1 limon
* 150 g sheqer
* 130 g gjalpë + për kallëp
* 1 e verdhë e vezës

Për mbushje:
* 500 g djathë të njomë lope
* 2 dl ajkë të ëmbël për zierje
* 8 lugë mjaltë
* 3 vezë

Përgatitja:

Një ditë më parë djathi kullohet në kullesë. Të nesërmen zihet brumi nga të gjithë përbërësit, si dhe me lëvoren e renduar dhe lëngun e limonit. Sipas nevojës, i shtohet ujë i ftohtë.

Nga brumi bëhet një top, mbështillet me foli plastike dhe vihet në frigorifer. Për mbushje, tunden veç e veç - ajka e ëmbël dhe shkuma nga të bardhat e vezëve.

Të verdhat e vezëve miksohen me mjaltë, me kanellë dhe me lëvoren e limonit që të fitohet një masë e fortë (e dendur). Pastaj, shtohen herë shkuma e herë ajka.

Brumi vihet në kallëp, zhbirohet me pirun, dhe mbi të derdhet djathi i kulluar.

Pitja piqet 40 minuta në furrë të ngrohur në 210 gradë C. Sipas nevojës, vazhdohet pjekja. Ndërpritet temperatura, ndërsa pitja lihet edhe pak me derë të hapur të furrës.
Shërbehet e ngrohtë.