Sallate me makarona

Picture
Nevojiten:
  • 250 gr. makarona kërmill ,
  • 250 gr. misër konservë ,
  • 1 vazo speca gogozhare ,
  • 300 gr. sallam konservë, të prerë në kubikë të vegjël ,
  • 250 gr. bizele të ziera ,
  • 250 gr. djathë kaçkavall të grirë ,
  • 1 vazo mesatare me majonezë ose 1/2 kg kos të kulluar ,
  • 1 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë.
Gatimi

1. Në fillim zieni makaronat në një tenxhere me ujë të valuar me kripë dhe pak vaj, në mënyrë që të mos ngjiten gjatë zierjes. Në vazhdim i kullojmë dhe i vendosim në një pjatancë të thellë.

2. Hedhim në pjatancë të gjitha lëndët e tjera përveç kosit (ose majonezës), dhe majdanozit. I përziejmë mirë.

3. E vendosim pjatancën për rreth 2 orë në frigorifer.

4. Pak para se ta shërbejmë hedhim kosin (ose majonezën) dhe majdanozin.

5. Kjo sallatë është ideale për bankete ose bufe të hapura.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Makarona me speca dhe me patellxhane

Picture
Për 4 racione nevoiten:
  • 175 g makarona guaskë ,
  • lugë gjelle me vaj ulliri,
  • 1 kokërr qepë e grirë ,
  • 2 gjethe selino të prera ,
  • 1 spec jeshil i prerë ,
  • 125 g bizele të ngrira ,
  • 1 lugë çaji majdanoz i freskët dhe i grirë,
  • 1 konservë peshku ton.
Gatimi

1. Ngroheni paraprakisht furrën deri në 190 gradë C.

2. Gatuajini makaronat, sipas udhëzimeve në paketë dhe kullojini.

3. Në një tigan që nuk ngjit, ngrohni vajin e ullirit. Skuqeni qepën për tri minuta, derisa të bëhet e tejdukshme; më pas shtoni selinon, specin dhe bizelet. Vazhdoni gatimin edhe për pesë minuta të tjera.

4. Përgatitni salcën e bardhë. Në një tigan shkrini gjalpin. Hidhni në të miellin e misrit, më pas shtoni ngadalë qumështin, gjithnjë duke i përzier në një nxehtësi të ulët ose mesatare, derisa masa të trashet.

5. Në një tavë pjekjeje shtroni një shtresë të hollë zarzavatesh. Mbulojini me një shtresë makaronash dhe më pas vendosni peshkun. Mbi të shtoni një shtresë salce të bardhë, kujdesuni të hidhni erëza në çdo shtresë. Përsëriteni këtë proces, duke përfunduar me shtresën e salcës së bardhë.

6. Tavën vendoseni në furrë dhe lëreni të piqet për 20 minuta.

Ky gatim përbën një vakt të balancuar vlerash ushqimore. Peshku ton dhe qumështi sigurojnë proteina; makaronat sigurojnë karbohidrate që japin energji, ndërsa zarzavatet vitamina dhe fibër.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Tave me makarona dhe peshk ton

Makarona me salsiçe

Picture
Nevojiten:

* 500 gr makarona
*1 kokë qepë
1/2 kg salsiçe
* ½ kg kërpudha
* 100 gr parmezan
* 400 ml verë e bardhe
* 200 ml salcë domatesh

Përgatitja:

Në ujin e valuar në tenxhere në zjarr hedhim kripë dhe në të i ziejmë makaronat. Makaronat e ziera i derdhim në kullojës dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë.

Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Pasi skuqet qepa, në tigan i shtojmë kërpudhat e prera. Salsiçet i presim në gjysmërrathë të hollë. Pasi avullon lëngu, në tigan i shtojmë salsiçet e prera. Pastaj, e shtojmë salcën e domates dhe verën e bardhë.
Hedhim kripë dhe piper të zi. Pas 5 minuta kaurdisje, e heqim tiganin nga zjarri.

Hedhim kripë në tavën e qeramikës dhe në të i vëmë makaronat e kulluara. Sipër e hedhim masën nga tigani dhe parmezanin. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 10 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Me lugë marrim nga makaronat nga tava dhe vëmë në pjatën për servirje. Hedhim sipër parmezan. Sipër pjatës dhe sipër makaronave hedhim rigon. Me një degë majdanozi e përfundojmë zbukurimin.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Makarona me fistekë

Picture
Për 4 persona:

* 350 g makarona
* 100 g kaçkavall (gorgonzolë)
* një dardhë e madhe
* një lugë votkë
* një lugë fistekë të bluar
* një lugë C majdanoz
* një lugë lëng limon
* 30 g gjalpë
* 10 g sheqer (sipas dëshirës), kripë dhe piper

Përgatitja:

Hiqeni koren nga kaçkavalli dhe shtrydheni.

Dardhën qërojeni, hiqjani farat dhe shtrydhni dhe qitni lëngun e limonit.

Gjalpin shkrijeni në tiganin me telefon, shtojini dardhën e shtrydhur, qitni sheqer dhe zieni disa minuta që të bëhet si karamele.

Para se të përfundoni, qitni vodkën, pritni që alkooli të avullohet dhe hiqeni nga pllaka e shporetit.

Makaronat zieni në ujë të kriposur të valuar 12 minuta, kulloni dhe hidhni mbi dardhë. Ruani 2-3 lugë ujë në të cilin janë zier makaronat.

Shtoni kaçkavallin, ujin e ruajtur nga makaronat e zier, gjysmën e sasisë së majdanozit dhe gjysmën e sasisë së fistekut të bluar.

Përzieni dhe zieni disa minuta duke e përzier vazhdimisht.

Makaronat e përgatitur hidhni në një enë, hidhni pjesën e mbetur të majdanozit dhe fistekut, hidhni piper, dhe, edhe njëherë përzieni ngadalë dhe kështu makaronat janë gati për t’u ngrënë.